USHT shënoi 21 vjetorin e themelimit (FOTO)

17.12.2015 20:45

Universiteti Shtetërorë i Tetovës, që nga themelimi u përball me sakrifica të shumta, por me me vendosmërinë dhe sakrificën e kuadrit dhe përkrahjen e kombit shqiptarë, ky tempull i diturisë ka arritur të shëndrrohet sot në nivelet e universiteteve bashkëkohore...

Kjo u tha në Akademinë Solemne të organizuar në kuadër të 21 vjetorit të themelimit të USHT-së me çrast rektori Vullnet Ahmeti, theksoi se 17 dhjetori paraqet ditëlindjen e këtij universiteti.

Viti 1994 nga intelegjenca shqiptare u vlerësua si vit historik, apo rilindje e shqiptarëve theksoi me këtë rast Ahmeti, sipas të cilit në dekadën e tretë të themelimit USHT hapëron me vendosmërinë vizionin dhe frymën e rilindësve dhe ilimunistëve të kombit tonë, vizion që i ka rrënjët në kontributin e dëshmorëve të kombit dhe kontributin e themeluesit dhe rektorit historik të USHT-së Fadil Sulejmani.

“Universiteti ynë i themeluar 21 vite më parë, tradicionalisht e feston si ditëlindje të vet, me çrast të mgjith sëbashku i shënojmë reyultatet dhe të arriturat e arsimit sipërorë, zhvillimin dhe përparimin e tijë si universitet i vetëm publik me mësim në gjuhën shqipe në republikën e Maqedonisë. 17 dhjetori i vitit 1994 e bëri kthesën më të amdhe me interes kombëtar për shkollimin universitarë në gjuhën amtare të gjeneratave të reja” – tha Rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti.

Ëndrra e USHT-së u bë realitet fal mbështetjes së popullit shqiptarë dhe klasës politike, duke e shëndrruar këtë universitet në promotorë të emancipimit politik të shqiptarëve në Maqedoni, deklaroi me këtë rast ministri i arsimit i Maqedonisë Abdulaqim Ademi dhe ai i Kosovës Arsim Bajrami.

“USHT në menaxhimin e udhëheqësisë aktuale është një model i mirë i zhvillimit të siksesshëm në të gjitha aspektet, me objekte dhe infrastrukturë moderrne, me staf profesional arsimorë dhe shkencorë dhe me një shtrirje me degë dhe fakultete në të gjitha qendrat më të mëdha shqipotare në Maqedoni. USHT gjithnjë e më tepër po merr dimensionet e një mega proekti të vërtetë kombëltar. Ky tempull i dijes dhe zhvillimit të shqiptarëve në Maqedoni do të fitojë edhe dy fakultete të reja,a të të petagogjikut dhe bujqësisë, një konvikt për studentët dhe objektin e ri për fakultetin e shkencave të mjeksisë” – tha Minsitri i Arsimit të Maqedonisë, Abdylaqim Ademi.  

“Të gjithë ne jemi krenarë për rrugën që kaluam të ky universitet.E nisëm me pak shpresa por e bëm realitet, duke krijuar realitete të reja në Maqedoni. Realitete të bashkëjetesës, realitete të një shteti evropjan, të një shteti ku shqiptarët do të gëyojnë të drejtat e tyre kushtetuese dhe do të bashkëjetojnë me popullin maqedon drejt rrugës së integrimit evropjan” – deklaroi Minsitri i Arsimit të Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami.

Në akademi u ndanë edhe titujt Doktor Honoris Kausa, për ambasadorin dhe diplomatin amerikan Xhejms Perdju dhe kardio-kururgun shqiptarë Prof.Dr Omer Xhemaili, të cilët pasi pranuan titujt vlerësuan lart punën dhe të arriturat e USHT-së në këtë periudhë të egzistimit. (Gyltene Sinani, TVM2)