Maqedoni
Marrëveshje për rregullimin e vitrinave në Çarshinë e Vjetër
18.12.2015 09:12
Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri dhe kryetari i Shoqatës "Esnaf", Bejtulla Morina, sot do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për realizimin e Projektit...

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri dhe kryetari i Shoqatës "Esnaf", Bejtulla Morina, sot do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për realizimin e Projektit për rregullimin e vitrinave të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes do të fillojnë aktivitetet për realizimin e Projektit, të cilin Ministria e Ekonomisë e parashikoi në Programin për zhvillimin e turizmit për vitin 2015, ndërsa qëllimi i së cilit është kthimi i autenticitetit dhe ruajtjes së vlerave kulturore të cilat i ka Çarshia e vjetër e Shkupit./Mia
