Teknologji

Krijohet aplikacioni që përkthen gjuhën e folur në “emoji”

18.12.2015 12:14

Çdo ditë e më shumë shenjat “Emoji” po gjejnë një përdorim më të madh, duke zëvendësuar shpesh pjesë të tekstit me ikona...

Duke qenë se përdorimi i tyre po rritet me ritme të shpejta është edhe aplikacionet për përdorimin e tyre po shtohet.
 
Së fundmi,  është krijuar një aplikacion për pajisjet iOS dhe Android. Ai quhet “Speakemoji” dhe bën të mundur kthimin e fjalëve në simbole në kohë reale.
 
Ky aplikacion mund të funksionojë në “Facebook”, “Twitter”, “Messenger” dhe nëpërmjet mesazheve tekst dhe elektronike./Top Channel