Botë

ShBA: u arrestua një shok i sulmuesit në San Bernardino

18.12.2015 12:24

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara e kanë arrestuar një person i cili e kishte blerë armën e përdorur në masakrën në San Bernardino të Kalifornisë, më 2 dhjetor...

Agjencia FBI dje e ka akuzuar personin 24 vjeçar, Enrique Marquez, për konsiparacion me sulmuesin, Syed Rizwan Farook, për të kryer aksione terroriste në vitin 2011 dhe 2012, të cilat ata kurrë nuk i kanë realizuar.
 
Marquezi ishte fqinji i afërt i Farookut dhe shok për një kohë të gjatë, i cili ishte konvertuar në islam dhe ishte radikalizuar nga Farooku, kanë thënë prokurorët e Shteteve të Bashkuara.
 
Marquez, po ashtu, është akuzuar për blerje ilegale të dy pushkëve automatike, që janë përdorë nga Farooku dhe bashkëshortja e tij, për t’i vrarë 14 persona, në një tubim të bashkëpunëtorëve të Farookut në San Bernardino. Sulmuesit, më vonë janë vrarë gjatë të shtënave me policinë.