Maqedoni

Pavarësia e gjyqësorit, 35% shtesë në rrogat e gjykatësve dhe prokurorëve

18.12.2015 14:58

Qeveria ka vendosur të rrisë për 35% rrogat për prokurorët publikë dhe gjykatësit...

Në arsyetimin e ndryshimeve ligjore thuhet se një gjë e tillë do të përforcojë pavarësinë e Prokurorisë Publike dhe gjykatave.

Shtesat prokurorëve dhe gjykatësve u jepen për punë më të gjatë se orari i plotë i punës, 35%, për punë në ditë feste 50%, ndërsa prokurori publik, përveç pagesës së rregullt, do të ketë të drejtë për pagesë shtesë, për kushte të posaçme për punë, ekzistim të rrezikut dhe besueshmërisë së lartë.

Këto ndryshime bëhen në pajtim me Konventën universale të Gjykatësve të miratuar në vitin 1999, në të cilën theksohet se gjykatësit duhet të pranojnë pagë të mjaftueshme që realisht të ruhet pavarësia e tyre ekonomike, e cila më pas ndikon padyshim edhe për gjyqësi të pavarur dhe efikase.

Pagesat e rritura do të rrisin dinjitetin dhe përgjegjësinë e gjykatësve. Kompetentë për përcaktimin e rritjes dhe shtesave për gjykatës është Këshilli Gjyqësor, me pëlqim paraprak nga ministri i Financave.

Këto ndryshime ligjore do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 20 milion denarë shtesë.