Reklamat e paguara politike, AShMAAV: Nga e diela, ndalesë për emitim
18.12.2015 15:04
Të dielën në mesnatë hyn në fuqi ndalesa për emitimin e reklamave të paguara politike në televizione, mediat e shtypura dhe ato elektronike...

Sipas Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audio-vizuele, ndalesa është rregulluar me nenin 82, paragrafi 1 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor dhe vlen deri në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.
