BERZh, 3 milion euro për “Gratë në biznes”

18.12.2015 16:51

Nëpërmjet programit “Gratë në biznes” për realizmin e ideve të tyre për të bërë biznes, Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim ka ndarë 3 milion euro...

Ky program do të ju ndihmojë grave sipërmarrëse në  njohurinë financiare dhe në praktikë për të zhvilluar biznesin e tyre. Mjetet do të jenë në dispozicion për investime me një periudhë shlyerje deri në tetë vjet.

“Në Maqedoni ka shumë pak biznese që menaxhohen nga gratë dhe Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim rrit mbështetjen për Maqedoninë me 3 milion euro nëpërmjet Ohridska Bankës për kredi për kompanitë lokale të cilat udhëhiqen nga gratë"- deklaroi shefja e BERZh në Maqedoni, Anka Joana-Jonesku.

“Gjatë tetë viteve të fundit, nëpërmjet programit për vetëpunësimim janë ndarë rreth 47 milion euro, ku 11,000 njerëz kanë themeluar kompanitë e tyre dhe rreth 3,600 kompani janë të themeluara nga gjinia femërore”- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski.

“Me Bankën Evropiane punojmë që nga viti 2009, deri më tani kemi nënshkruar 8 marrëveshje për linja krediti. Programi do të zbatohet në tre vitet e ardhshme”- theksoi Nina Nedanovska nga Ohridska Banka. 

Fondet janë siguruar nëpërmjet grandeve nga qeveritë e Italisë, Suedisë, Luksemburgut dhe Fondit Special të Aksionarëve të Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)