Skijim: Svindal fiton te meshkujt, Gut te femrat
Skiatori norvegjez, Aksel Lund Svindal, ka qenë më i shpejti në disiplinën e supersllallomit të madh, e cila u zhvillua në Val Gardena të Italisë...

Svindal tregoi cilësitë e tija, pasi bëri një rrëshqitje jashtëzakonisht të mirë, duke dalë i pari me kohë të kaluar për 1:28.12 minuta.
Veçori ka qenë se tre skiatorët norvegjez pushtuan podiumin, duke befasuar të gjithë. Aksel Lund Svindal, Kjetil Jansrud e Aleksander Aamodt Kilde, ishin treshja që shkëlqyen.
Treshja norvegjeze dhuroi njësh shou të vërtet në shteg dhe kënaqi edhe të pranishmit. Svindal shënoi fitoren e 29 (në Kupën e Botës) në karrierën e tij, dhe ishte e 14-ta në supersllallomin e madh. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher, kryeson me 440 pikë, duke lënë pas Svindalin qe ka 417.
Svindal falë kësaj fitore tani kryeson me 210 pikë në renditjen e përgjithshme të supersllallomit të madh.
Te femrat, në program ishin superkombinimet e Val Dizer në Francë, ku fitorja I takoi skiatores zvicërane, Lara Gut. Ajo, deri te fitorja e dytë këtë sezon, apo gjithsej e 14. në karierë, erdhi me kohë të përbashkët prej 2.38.30, duke triumfuar para amerikanes në formë Lindzej Von, e cila vonoi për vetëm një të qindtë të sekondës. Në piadestal u ngjit edhe austriakja Mihaela Kirgaser.
Lindzej Von, edhe pas kësaj gare prinë bindshëm në rënditjen e Kupës së Botës, me 480 pikë, 102 më shumë se fituesja e garës së sotme, Lara Gut.
