Prokuroria Speciale, LSDM dorëzon në kuvend propozim-ligjin

18.12.2015 17:35

LSDM u ka dorëzuar koordinatorëve të partive të tjera propozim- ligjin për shërbimin e Prokurorisë Publike, të cilin e kërkon Prokuroria Speciale...

Me ndryshimet e kërkuara nga Janeva e të propozuara nga LSDM, prokurores speciale do t’i mundësohet punësimi i asistentëve, pa të cilët ajo nuk mund të funksionojë.

LSDM thotë se Prokuroria Speciale duhet të funksionojë në mënyrë efektive, por mungesa e gatishmërisë së partive të tjera për të dalë me një ligj të përbashkët detyroi LSDM-në që vetë ta propozojë ligjin e të kërkojë miratimin e tij me procedurë të përshpejtuar.