Shqipëri, Ligji për dekriminalizimin e Kuvendit, Rama e Meta e përshëndesin, Basha skeptik
Parlamenti shqiptar miratoi Ligjin për dekriminalizimin e kuvendit, duke i hapur rrugë hetimeve për secilin ligjvënës në Shqipëri. Ky vendim është përshëndetur nga kryeministri, Edi Rama, dhe bashkëqeverisësi, Ilir Meta...

Duke iu përgjigjur akuzës së kryetarit të opozitës për 19 deputetë socialistë të inkriminuar në parlament, Rama tha se e vërteta do të merret vesh muajin e ardhshëm. Ndërsa kryetari i kuvendit, Ilir Meta, tha se me këtë ligj i hapet rrugë vënies në vend të drejtësisë.
Miratimi i ligjit është përshëndetur edhe nga kreu opozitar, Lulzim Basha, por ai u shpreh skeptik nëse Rama do ta zbatojë. Sipas tij, parlamenti është i mbushur me deputetë kriminelë.
Miratimi i ligjit për dekriminalizimin vjen edhe si kërkesë e diplomatëve të huaj, pas akuzave të demokratëve për deputetë kriminelë nga radhët e Partisë Socialiste. Një sërë deputetësh janë përfolur për lidhje me primi, ndër të cilët Mark Frroku është i akuzuar për vrasje. (Luljeta Ndoka, TVM2)
