Heqja e vizave, KE: Kosova të plotësojë edhe 8 kushte

18.12.2015 17:57

Institucionet e Kosovës duhet që të përmbushin edhe tetë kushte për të plotësuar të gjitha nga 95 në mënyrë që Bashkimi Evropian të mund të heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende u duhet marrja e vizave për hyrje në zonën Schengen të bllokut evropian...

Komisioneri evropian për çështje të brendshme në KE, Dimitris Avramopoulos, tha se Kosova ka bërë një përparim të madh deri më tash, mirëpo shtoi se ajo ende duhet që të përmbush që të gjitha kriteret e vendosura nga KE para se institucioni ekzekutiv i BE-së të mund t’i propozojë Këshillit të BE-së legjislacionin e nevojshëm për heqjen e vizave.

Qeveria e Kosovës konsideron se i ka përmbushur të gjitha nga 95 kushtet e Brukselit dhe vlerëson se BE-ja qëllimshëm dhe për arsye politike nuk po ia heq regjimin e vizave Kosovës. Por, KE thotë se ka keqinterpretime nga ana e autoriteteve të Prishtinës lidhur me reformat dhe kriteret e vendosura nga BE.