Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

19.12.2015 12:03

Moti sot do të jetë kryesisht me mjegulla dhe me temperatura të ulëta në mbarë territorin e Maqedonisë...

Masë më të madhe të mjegullave më së shumti do të ketë në pjesën veriore dhe atë jugore, ndërkaq në nivel më të ulët do të ketë edhe në pjesët tjera të Maqedonisë.
 
Mëngjesi pritet edhe sot të jetë mjaft i ftohtë, gjegjësisht temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri më -4 gradë celsius. Gjatë ditës pritet që moti të jetë më i kthjellët ku temperatura maksimale pritet të arrijë deri më 12 gradë celsius.
 
Edhe Shkupin e pret mot i ftohtë dhe me mjegulla. Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga -1 deri më -3 gradë celsius, ndërkaq gjatë ditës temperatura maksimale do të arrijë deri më 8 gradë celsius.