Maqedoni

Program për rritje të punësueshmërisë së tregut

19.12.2015 12:17

Të krijohen mbi 2.000 vende të drejtpërdrejta ose jodrejtpërdrejta të punës dhe të rriten neto të ardhurat për 1,5 milionë euro...

Të krijohen mbi 2.000 vende të drejtpërdrejta ose jodrejtpërdrejta të punës dhe të rriten neto të ardhurat për 1,5 milionë euro të më shumë se 1.000 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
 
Rezultate të tilla gjatë katër viteve të ardhshme duhet të japë programi për rritjen e punësueshmërisë së tregut, i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC). Do ta zbatojë Sviskontakt në bashkëpunim me partnerin lokal PREDA Plus.
 
Për zbatimin e programit të hënën do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim të ndërsjellë mes përfaqësuesve të Ambasadës së Zvicrës në Maqedoni dhe të Qeverisë së RM-së. Faza e parë e programit do të zgjatë deri në prill të vitit 2019, me buxhet prej 6,25 milionë franga zvicerane.
 
Programi punon në tre sektore të ekonomisë: turizëm, industri kreative dhe ekonomi e gjelbërt. Në bashkëpunim me sektorin privat do të punohet në përmirësimin e mundësive për qasje të rritur deri te tregjet ndërkombëtare, rajonale dhe të vendit, në zhvillim të prodhimeve, qasje deri te financat dhe fuqi e kualifikuar punëtore me qëllim që të sigurohet rritje e ndërmarrjeve./mia