Maqedoni
Një delegacion qeveritar, i kryesuar nga ministri Neziri për vizitë pune në Haraçinë
19.12.2015 12:19
Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, ministri i Pushtetit Lokal Lirim Shabani, zëvendës-ministri i Trasportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi...

Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, ministri i Pushtetit Lokal Lirim Shabani, zëvendës-ministri i Trasportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi, do të zhvillojnë vizitë pune në Komunën e Haraçinës, ku së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi, do të bëjnë lëshimin në përdorim të dy rrugëve në këtë komunë.
Në ora 12:30 do të bëhet përurimi i rrugëve 10 dhe 18 në vendbanimin Haraçinë (stacioni i fundit i autobusit me numër 55), ndërsa në ora 13:00 përurimi i rrugës së fshatit Grushinë (rruga që lidh fshatin Grushinë me rrugën rajonale të komunës së Haraçinës)./mia
