Maqedoni
Në Komunën e Çairit promovim i pesë librave shqiptarë
19.12.2015 12:28
Në Komunën e Çairit sot do të promovohen pesë libra nga autorë shqiptarë...

Shtëpia botuese "Shkupi", bën promovimin e librave "Leka i Madh" nga autori Shefki Ollomani, "Veprimtaria universale e imamit në Kurbet" e autorit Zekerija Idrizi, ndërsa për këtë do të flasë recensenti Fadil Curri, "Sytë e mësyshit", nga autori Daut Dauti - flet recensenti Halil Zendeli, "Pallë kritike mbi qepallën agonike", nga autori Fadil Curri - flet recensenti Rexhep Bajrami, "Mësuesi që falë dhumë dashuri", nga autori Vebi Rrustemi - flet recensenti Prof.Dr. Avzi Mustafa.
Në promovimin, i cili do të mbahet prej orës 13:00 deri në ora 14:00, janë ftuar figura nga letërsia, kultura dhe politika shqiptare në Maqedoni./mia
