Fundoset një anije me refugjat, 18 të vdekur 14 arrijnë të shpëtojnë
Derisa OKB po bën përpjekje të gjejë zgjidhje për konfliktin sirian, 18 emigrant kanë vdekur, ndërsa 14 kanë shpëtuar pasi një varkë me emigrantë...

Derisa OKB po bën përpjekje të gjejë zgjidhje për konfliktin sirian, 18 emigrant kanë vdekur, ndërsa 14 kanë shpëtuar pasi një varkë me emigrantë, e cila e kishte destinacion Greqinë, është fundosur në qytetin jugor të Turqisë, Bodrum.
Varka e drurit është përmbysur rreth 3.5 milometra larg brigjeve turke, kishte emigrantë nga Siria, Iraku dhe Pakistani.
Të mbijeutuarit të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, janë dërguar në spitalin e qytetit Bodrum. Vetëm gjatë këtij viti, rreth 500 mijë refugjatë, kryesisht nga Siria dhe Iraku, e kanë rrezikuar jetën e tyre duke kaluar përmes Turqisë drejt brigjeve greke.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, rreth 600 refugjat, në rrugë e sipër drejt Evropës,kanë vdekur vetëm gjatë këtij viti.
