Botë
Nëndetëse me tre tonë kokainë konfiskohet afër Galapagosit
19.12.2015 12:39
Marina ushtarake e Ekuadorit konfiskoi një nëndetëse, e cila ka transportuar tre tonë kokainë në afërsi të ishujve Galapagos...

Marina ushtarake e Ekuadorit konfiskoi një nëndetëse, e cila ka transportuar tre tonë kokainë në afërsi të ishujve Galapagos, deklaroi ministri ekuadorian i Punëve të Brendshme, Hoze Serano.
Tre anëtarë të ekuipazhit janë arrestuar, pasi që nëndetësja është ballafaquar me probleme teknike në afërsi të kufirit detar me Kolumbinë.
Agjentë për luftë kundër narkotikëve nga Ekuadori dhe Kolumbia e kanë përcjellur lundruesen, e cila është përshkruar si gjysmënëndetëse e punuar me dorë.
Marina ushtarake kolumbiane njoftoi se autoritetet lokale kanë marrë edhe mbështetje ajrore nga SHBA-ja, për shkak se supozohet se dërgesa ka qenë e dedikuar për tregun amerikan./mia
