Botë

Tre fëmijë e kanë humbur jetën në një zjarr në Sllovakinë Lindore

19.12.2015 12:51

Në zjarrin që kaploi një shtëpi në lagjen rome në pjesën lindore të Sllovakisë, në fshatin Saçurov në Vranov mbi Toplën...

Në zjarrin që kaploi një shtëpi në lagjen rome në pjesën lindore të Sllovakisë, në fshatin Saçurov në Vranov mbi Toplën, e kanë humbur jetën tre fëmijë, njoftoi shërbimi zjarrfikës në vendin Preshov.
 
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga, trupat e fëmijëve, të moshës dy, tre dhe katër vjeç, janë zbuluar kur zjarrëfikësit e kanë shuar zjarrin, për të cilin nuk është bërë e ditur arsyeja se si ka ndodhur.
 
Një njeri, nga e njejta familje me të djegura serioze është dërguar në spital.
 
Policia nuk kumtoi hollësi të tjera, ndërsa mediat njoftojnë se zjarri ka ndodhur kur e ëma për një moment i ka lënë fëmijë vetë. Katër fëmijët e saj të tjerë kanë arritur të shpëtohen./mia