Maqedoni
Gjuhen kokteje molotovi, vezë dhe gurë ndaj ndërtesës komunale në Tetovë
19.12.2015 13:44
Një grup nga 200 deri në 300 personash, kryesisht minorent, pas protestës së djeshme në Tetovë, organizuar nga Shoqata e qytetarëve "Eko guerilla" nën moton "Për ajër të pastër"...

Një grup nga 200 deri në 300 personash, kryesisht minorent, pas protestës së djeshme në Tetovë, organizuar nga Shoqata e qytetarëve "Eko guerilla" nën moton "Për ajër të pastër", janë mbledhur para objektit të vetëqeverisjes lokale tetovare dhe duke brohoritur parulla, kanë filluar të gjuajnë vezë dhe gurë më të vegjël, ndërsa dy herë edhe kokteje të ndezura molotovi.
MPB informon se koktejet e molotovit kanë rënë në sipërfaqen e asfaltit para objektit komunal dhe se nuk ka të lënduar dhe nuk është shkaktuar dëm material. Pas gjysmë ore grupi është shpërndarë.
Pas një kohe të shkurtër, në prezencën e prindit dhe përfaqësuesit nga Qendra për punë sociale, është kryer marrje në pyetje një minorent 13-vjeçar për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka marrë pjesë në gjuajtjen e koktejeve të molotovit dhe pas marrjes në pyetje është lëshuar.
Mbrëmë rreth orës 19:00 është arrestuar M.E. (33) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se duke protestuar para objektit komunal në Tetovë ka penguar një nëpunës policor në kryerjen e detyrës zyrtare, gjegjësisht ka tentuar t'ia marrë kamerën dhe ia ka dëmtuar, ndërsa pastaj e ka fyer dhe i është kërcënuar. Ai është marrë në pyetje dhe pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë adekuate, njofton MPB.
