Maqedoni

Ndrmarrja publike transportuese, nuk do të shtrejtohet çmimi i biletit për autobus

19.12.2015 14:46

Edhe pas aplikimit të sistemit elektronik çmimi I biletit në autobuset e ndërrmarrjes publike transportuese Shkup...

Edhe pas aplikimit të sistemit elektronik  çmimi I biletit në autobuset e ndërrmarrjes publike transportuese Shkup që do të blihet te shoferi do të jetë I njejt, pra do të kushtoj 35 denar e jo 60 denar.
 
Kryetari I qyetetit të shkupit, Koce Trajanovski dhe Drejtori I NPT- shkup thanë se çmimi 60 denar për bilet ishte vetëm propozim. Tërheqja e propozimit  vjen pas reagimeve të ashpra dhe kritikave të opinionit në rrjetet sociale. 
 
"Çmimi mbetet I njejt. Propozimi fillestar për çmimin prej 60 denarëve për bilet ishte për të ulur pritjen dersa nxjerrjin bilet te shoferi, sepse në qoftë se ka më shumë pasagjerë në këtë rast rritet koha e pritjes në stacionin e autobusit derisa shoferi i autobusit jep kartat", shprehet kryetar i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. 
 
Drejtori I NPT-së Igor Janushev, thot se me sistemin e ri elektronik nuk ka rritje, por ulje të çmimeve. Sipas tij sistemi elektronik do të sigurojë më të lehtë të përdoret transporti publik. 
 
"Çmimi i biletës për një udhëtim mbetet 35 denarë dhe bëhet unifikimi I çmimeve në linjat periferike e cila ulet nga 40 deri në 35 denarë. Mbetet i njëjtë dhe çmimi I udhëtimeve  natën, 40 denarë, dhe  ka ulje në biletë mujore për zonën e parë  e që kushtonte  1.650 denarë tash do të jetë 1400 denarë. - Gjithashtu,ka ulje edhe për biletat vjetore prej 16.060 denarë në 15.400 denarë", shprehet drejtor I NPT-së Shkup , Igor Janushev.
 
Pasi që në tërësi të zbatohet sistemi elektorini, nuk do të ketë më bileta prej letre. Do të ketë dy lloje të biletave elektorinike, kartel personale dhe jo-personale.
 
E para do të nxirret me dokument për identifikim personal do të jetë me fotografi dhe datë skadimi , ndërsa biletat jo-personale do të kushtojn 150 denar dhe do të ketë dy vozitje falas. 
 
SANIJE KASAMI