Botë

Të paktën tre persona e kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të një automobil-bombe në Mogadishu

19.12.2015 14:37

Tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa tetë janë lënduar sot gjatë shpërthimit të një automobil-bombe në kryeqytetin somalez Mogadishu, njofoti policia...

Sipas policisë, numri i viktimave do të mund të jetë më i madh.
 
Shpërthimi ka ndodhur në një rajon ku ka numër të madh të hoteleve dhe supermarketeve.
 
Tani për tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin./mia