Botë
Këshilli i sigurimit i OKB-së miratoi rezulutën për planin paqësorë në Siri
19.12.2015 15:27
Këshilli i sigurimit i OKB-së mbrëm njëzërit miratoi rezolutë për proces paqesor në Siri...
Këshilli i sigurimit i OKB¬-së mbrëm njëzërit miratoi rezolutë për proces paqesor në Siri, pasi paraprakisht anëtaret e përhershme arritën marrëveshje për tekstin e propozim-rezolutës.
Dokumenti i përmban afatet paraprakisht të harmonizuara për formimin e qeverisë së përkohshme dhe organizimin e zgjedjeve me mbikëqyrje të OKB-së.
Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerry e ka cilësuar planin e OKB, si një gurthemel në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit 5 vjeçarë në Siri.
Rezolutat nuk përmend fare rolin e Presidentit aktual sirian Bashar Al Asad në procesin e tranzicionit, por sekretari amerikan Kerri tha se kërkesa për largimin e menjëhershme të tij, vetem sa po e zvarrit zgjidhjen dhe po zgjat luftën.
"Presidenti Asad nuk është më i aftë të bashkojë vendin dhe të garantojë kredibilitet moral për të qeverisur në të ardhmen. Kështu dua t’ju them se nuk është me një çështje ideologjie apo zgjedhjeje, por çështje realiteti, pasi duke konsideruar situatën në terren është thelbësore që populli sirian të dakordohet për të zgjedhur një alternativë qeverisjeje", shprehet sekretari i jashtëm i SHBA-ve, Xhon Kerry.
Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se një marrëveshje për qeveri teknike, mund tëarrihet brenda 6 muajve.
Por palët nuk janë pajtuar edhe lidhur me atë se cilat grupe do të shpalleshin si terroristë e që rrjedhimisht do të përjashtohen nga bisedimet apo armëpushimi. Sipas planeve, brenda 18 muajve duhet të mbahen zgjedhje nën mbikqyrjen e OKB-së.
Sipas tekstit të harmonizuar, kriza në Siri mund të zgjidhet përmes procesit politik, i cili është në pajtim me vullnetin e popullit sirian.
Në rezolutë është paraparë të krijohen mekanizma për mbikëqyrje të respektimit të armëpushimit dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun të përgatit raport për mundësitë për krijimin e mekanizmave për kontroll të armëpushimit, si dhe për grumbullimin e numrit të madh të grupeve opozitare për shkak të negociatave me Damaskun.
Marrëveshja përmban edhe thirrje deri te palët e involvuara në konflikt që urgjentisht të mundësojnë dërgesën e ndihmës humanitare në Siri.
Rezuluta nuk prekë Sulmet kundër grupeve terroriste që don të thotë se Rusia, Franca dhe SHBA-të, vazhdojnë fushatën e bombardimeve ajrore kundër ISIS-it. Gjat këtij konflikti 5 vjeçarë, kanë mbetur të vdekur 250 mijë persona, ndërsa miljona sirian kanë migruar brenda ose jasht vendit.
NAIM SINANI
