Botë

Putin: Kemi kapacitete ushtarake, do t’i përdorim në Siri nëse është nevoja

19.12.2015 16:01

Forcat e armatosura ruse nuk i kanë përdorur të gjitha kapacitetet e tyre në Siri dhe ka mundësi që të përdorin më shumë mjete ushtarake nëse është e nevojshme...

Sipas mediave ruse, kështu ka thënë presidenti Vladimir Putin gjatë ditës së shtunë teksa e ka mbajtur një fjalim. 
 
“Ne e shohim se sa në mënyrë efikase pilotët tanë dhe agjentët e intelegjencës i koordinojnë përpjekjet e tyre me lloje të ndryshme të forcave, forcat tokësore, detare dhe të aviacionit. Ne i shohim ata se si i përdorin armët më moderne”, ka thënë Putin. 
 
“Dua të them se këto nuk janë kapacitetet e vetme që ne i kemi. Ne kemi më shumë kapacitete ushtarake dhe nëse është nevoja, ne do ta përdorim”, ka thënë Putin./evropaelire