Futboll
Golden Boy 2015, Martial fiton çmimin
19.12.2015 16:25
Çmimi për talentin më të mirë në Europë këtë vit i takon sulmuesit të Manchester United, Anthony Martial...

Pas një viti që i ndryshoi karrierën, vit në të cilin Anthony Martial kaloi nga Monaco tek Manchester United, festat e fundvitit e presin francezin me çmimin “Golden Boy 2015”, çmim i cili i dhurohet talentit dhe lojtarit me potencialin më të madh në Europë.
Këtë çmim më herët e fituan Sergio Aguero, Paul Pogba, Lionel Messi, Wayne Rooney, Cesc Fabregas e Raheem Sterling.
Në listë për të fituar çmimin ishin gjithsej 40 lojtarë. Disa prej tyre ishin: Hector Bellerin, Luke Shaw, Delle Ali, Jordan Ibe, Alen Halilovic, Munir El Haddadi, Adrien Rabot etj.
Pas Anderson dhe Rooney, Martial bëhet lojtari i tretë në histori të United që e fiton këtë çmim.
