Basketboll

NBA, Chicago ndalet pas 4 fitoresh

19.12.2015 16:27

Ndalet ecuria prej 4 fitoresh radhazi e Chicago Bulls në Nba. Në United Center në Ilionois u zhvillua një ndeshje me të vërtetë cmendur teksa Detroit Pistons mundi Chicagon pas plot 4 kohëve shtesë...

144-147 ishte rezultati sfidës në favor të skuadrës nga Michigani me ekipin e trajnerit Stan Van Gundy që fitoi në këtë mënyrë ndeshjen më të gjatë të këtij sezoni.
 
Spektakolar Jimmy Butler me 43 pikë dhe 8 rebound, ndërkohë që Derrick Rose shtoi 34 pikë të tjera por as paraqitja fantastike e kësaj dysheje nuk i mjaftoi formacionit vendas për të evituar disfatën. Në krahun tjetër Andre Drummond ishte heroi i Detroit që e mbylli ndeshjen 33 pikë 21 rebound dhe 3 asiste.
 
Hakmerret Golden State Warriors. Kampionët në fuqi regjistruan fitoren e 23-të në këtë sezon duke mposhtur pikërisht Milëaukee Bucks skuadrën që u shkaktoi humbjen e parë përpara 1 jave. 121-112 ishte rezultati që prodhoi sfida e zhvilluar në Oracle Arena me Klay Thompson që rezultoi basketbollisti më i mirë mbi parket për Ëarriors me 27 pikë të realizuara.
 
Fitore e bujshme për Toronto Raptors që triumfoi brenda në Florida përballë Miami Heat me rezultatin e thellë 94-108. DeMar DeRozan dhe Kyle Loëry realizuan 51 pikë sëbashku duke ndihmuar skuadrën kanadeze të arrinte një sukses shumë të rëndësishëm.
 
Vijon forma e shkëlqyer e San Antonio Spurs, që regjistroi fitoren e 5-t radhazi dhe të 17-tën në 20 ndeshjet e fundit. Në AT&T Center të Texasit skuadra e Gregg Popovich kaloi Los Angeles Clippers me shifrat 115-107 falë edhe 26 pikëve dhe 13 rebound-eve të LaMarcus Aldridge.
 
U rikthye te suksesi dhe Dallas Maverciks që në Texas mundi pa shumë vështirësi Memphis Grizzlies me rezultatin 97-88.