Futboll

Zyrtare, Hiddink është trajneri i ri i Chelsea

19.12.2015 16:33

Chelsea ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Guus Hiddink do të marrë vendin e Jose Mourinhos...

Chelsea ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Guus Hiddink do të marrë vendin e Jose Mourinhos, i cili është shkarkuar para dy ditësh nga klubi londinez.
 
“Klubi i Chelsea i uron mirëseardhjen trajnerit Guus Hiddink. Zoti Abramovich dhe bordi drejtues janë të bindur se ai ka eksepriencën e duhur për të nxjerrë maksimumin nga lojtarët e talentuar që kemi në ekip”, lexohet në komunikatën për shtyp të bërë nga klubi anglez.
 
“Jam i lumtur për këtë rikthim në ‘Stamford Bridge. Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë dhe për momentin nuk është në pozicionet ku i takon të jetë. Megjithatë, jam i sigurt se do ta ndryshojmë këtë situatë. Pres me padurim që të punoj me lojtarët dhe stafin teknik”, kanë qenë fjalët e para të trajnerit holandez, i cili ka fituar Kupën e Anglisë me “Blutë” në 2009-ën.