Maqedoni

Falcifikimi i letërnjoftimeve: Zbulohet puntoria në dy lokacione në Shkup

19.12.2015 18:18

Prokuroria Themelore ka njoftuar për gjetjen e një puntorie të fsheht të përpunimit të letërnjoftimeve dhe dokumenteve të tjera të falcifikuara...

Prokuroria Themelore ka njoftuar për gjetjen e një puntorie të fsheht të përpunimit të letërnjoftimeve dhe dokumenteve të tjera të falcifikuara, duke njoftuar edhe për arrestimin e tre personave.

Prokuroria Themelore në Shkup duke reaguar lidhur me lëndën për falcifikimin e letërnjoftimeve, të cilat ishin dorëzuar nga ana e gazetarit të gazetes FOKUS, Lubisha Arsiq, minsitria e punëve të brendëshme ka ndërmarrë disa masa dhe aktivitete për ndiçimin e rastit.

Në kryerjen e hetimeve gjat ditës së djeshme është realizuar me sukses aksioni me urdhër të prokurorit publik, ku është gjetur puntoria e fshehur ku është bërë falcifikimi I dokumenteve.

Bëhet fjalë për matrial të madh, paisje dhe aparaturë e cila është shfrytëzuar për përpunimin e letrënjoftimeve të falcifikuara dhe dokumenteve tjera.

Matriali I gjetur është konfiskuar dhe është dorëzuar për hetime të mëtutjeshme. Për këtë rast janë arrestuar tre persona, por egzistojnë dyshime edhe për persona tjerë të ionvolvuar në këtë rast, si dhe për vepra tjera penale, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria nuk jep detaje shtesë por mësohet se bëhet fjalë për dy lokacione në Shkup, ku është bërë falcifikim i dokumenteve.