Sportet E Tjera
Fitore eksprese e Zhutës: Munda kundërshtar që asnjëherë s’kishte përjetuar nokaut!
19.12.2015 18:41
Boksieri profesionist shqiptar nga Struga, që jeton në SHBA, Fatlum Zhuta ka shënuar fiore të madhe kundër Devison Ribeiro...

Boksieri profesionist shqiptar nga Struga, që jeton në SHBA, Fatlum Zhuta ka shënuar fiore të madhe kundër Devison Ribeiro, tre herë kampion bote në MMA, me ndërprerje në raundin e parë, pasi disa herë e rrëzoi në dysheme.
Fatlum Zhuta, i njohur si “Albanian Golden Boy” u shpall fitues ndaj një kundërshtari që deri tani kishte 29 fitore dhe vetëm 5 humbje. Meci është zhvilluar në Rhode Island në Neë York.
Për boksierin shqiptar ishte kjo fitorja e dytë me nokaut.
Pas mecit Zhuta është shprehur i lumtur me fitoren, ndërsa falënderon ekipin e tij.
“Isha i pëergatitur maksimalisht. Dhe, tani ndihem shumë i lumtur me këtë fitore të shpejtë, pasi ka mundur një kundërshtarë të fortë sic është Devison Riberio, i cili deri tani nuk ak qenë i nokautuar.
Falënderoj trajnerët Bret Sumer David Carey, menaxherin Bill McDonald, promotorin e boksit Jimmy Burchfield dhe një përshëndetje e vecant shkon për të gjithë ata shqiptarë të cilët më mbështetën në Rhode Island”.
Zhuta deri tani ka dy fitore dhe një barazim, asnjë humbje.
