Maqedoni
Prej sot ndalesë për emitim të reklamave të paguara politike
20.12.2015 12:06
Prej sot në mesnatë hyn në fuqi ndalesa për emitim të reklamave të paguara politike në televizione...

Prej sot në mesnatë hyn në fuqi ndalesa për emitim të reklamave të paguara politike në televizione, në mediet e shtypit dhe ato elektronike, kumtoi Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale.
"Ndalesa është rregulluar me nenin 82 paragrafi 1 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.196/15) dhe vlen deri në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në vitin 2016", theksohet në kumtesën e Agjencisë./mia
