Maqedoni
Aksion humanitar për fëmijët nga Qendra ditore në Shuto Orizarë
20.12.2015 12:13
Aksion humanitar për fëmijët nga Qendra ditore për fëmijët nga rruga në Shuto Orizarë do të mbahet sot nga ora 11 deri në orën 13 në QT "Skopje City Mall"...

Aksionin e organizon Shoqata "Humanitet pa kufij". Do të grumbullohet veshje për fëmijët nga 3 deri në 18 vjeç, vegla dhe mjete ndihmëse shkollore ngjyra, fllomasterë, lodra, libra, libra me fotografi, libra shkollorë, lektyra, fletore, mjete higjienike, këpucë, çizme...
Në Qendrën ditore në Shuto Orizarë ditën e kalojnë rreth 100 fëmijë./mia
