Botë

Kenia: Alarm për bombë në një aeroplan të Air France

20.12.2015 12:22

Një avion i “Air France” që fluturonte nga Mauritius drejt Parisit ka bërë ulje të detyruar në qytetin bregdetar Mombasa, të Kenias pasi një pajisje e dyshimtë që i ngjante eksplozivit u gjet në tualetin e avionit...

Zëdhënësi i policisë Charles Owino tha të dielën për “AP” se Boeing 777 i “Air France” ishte drejtuar për në aeroportin “Charles De Gaulle” në Paris, kur pilotët kërkuan një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Moi.

Në avion ndodheshin 459 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Zyrtari i policisë tha se të gjithë pasagjerët u evakuan në mënyrë të sigurtë dhe pajisja u nxorr jashtë avionit.

Ekspertët e sigurisë po analizojnë “pakon” e gjetur.