Maqedoni
Një kryerës i panjohur i ka ndërruar bravat e dyerve të selisë së PPD-së
20.12.2015 13:51
Një kryerës i panjohur i ka ndërruar bravat e dy dyerve në selinë e Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë...

Siç njoftoi policia, dje rreth orës 9:45 në Stacionin policor në Tetovë, N.B.(54) nga tetova ka denoncuar se në periudhën kohore prej 15 dhjetorit të këtij viti e deri dje, në rr."Video Smilevski-Bato" më saktësisht në selinë e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) një kryerës i panjohur me përdorim të veglës së fortë ka bërë dëmtim të bravës nga dera hyrëse metalike dhe ka dëmtuar edhe drynin, ndërsa pastaj është dëmtuar brava cilindrike e derës së hyrjes.
Personi pastaj i ka ndërruar drynin si dhe bravat cilindrike të së dy dyerve.
Nga ana e SPB-Tetovë është kryer ekspertizë dhe po punohet në pastirmin e plotë të rastit./mia
