Botë
Ambasada amerikane në Tunizi paralajmëron për sulm të mundshëm mbi një qendër tregtare në kryeqytet
20.12.2015 14:01
Ambasada amerikane në Tunizi sot i paralajmëroi qytetarët e SHBA-së që të evitojnë qendër të madhe tregtare në kryeqytetin Tuniz...

Ambasada amerikane në Tunizi sot i paralajmëroi qytetarët e SHBA-së që të evitojnë qendër të madhe tregtare në kryeqytetin Tuniz për shkak të rrezikut që atje të kryhet sulm terrorist.
Qytetarët amerikanë janë paralajmëruar që ta shmangin rajonin Berzh du Lak ku është qendra tregtare.
Në Tunizi ëshrë shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas sulmit vetëvrasës nga muaji i kaluar i kryer ndaj një autobusi në të cilin transportohen pjesëtarë të gardës presidenciale./mia
