Maqedoni
Virozat mund të parandalohen, higjiena dhe ushqimi me vitamina, thelbësore
20.12.2015 15:21
Ditëve të fundit pacientët më shumë ankohen nga ftohjet me teshtitje dhe kollitje që mund të komplikohen më shumë pas tre ditëve nëse nuk marrin masa të vizitojnë ordinancat...

Mjekët thonë se për parandalimin e ftohjeve apo gripeve sezonale pa përdorurr antibiotikë, ndihmojnë ushqimet me më tepër vitamina si pemët dhe perimet sezonale . Edhe higjiena është shumë e rëndësishme për të shpëtuar nga virozat.
"Paraqiten simptomet e virusit ata mund të jenë me një rinit me ndezje të veshit lotim të syve me organet respiratore me kollitje mund të paraqiten këto viruse dhe u kalon pa antibiotikë me supa të ngrohta cajna të ngrohtë pemë perime sezonale të konsumojnë si dhe limonada ata shume ndihmojnë dimrit", shprehet mjekja Sefiana Bellcishta.
Personat me sëmundje kardiovaskulare , ata me diabet ,si dhe me disa sëmundje të tjera duhet të vaksinohen që të parandalojnë ose lehtësojnë gripet e mundshme sezonale.
"Vakcina u preferojmë atyre personave që janë me rizik faktorë si ato me kardiovaskularë me diabet me organet respiratore me asëm që janë pacientët. U preferohet atyre vakcina cdo vit të marrin në kohën e duhur kur nuk janë të sëmurë nga ftohja gripi apo ndonjë bakterie…kemi fëmijë me anomali të zemrës veshkave me organet respiratore dhe te ata përdoren vakcinat si dhe te gratë shtatzëna përndryshe njeriu i shëndoshë jo sepse simptomet kalojnë për 7 ditë", shprehet mjekja Sefiana Bellcishta.
Duhet të kemi gjithashtu kujdes edhe në ndërrimin e ambientit nga ai i ngrohtë në ambient të ftohtë pasiqë në atë mënyrë menjëherë mund të vijë deri te ftohja e mundshme. Gjithsesi me pak më shumë kujdes dhe me ushqimet eduhura, virozat e sezonit mund të kalohen edhe pa ilace.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
