STANDARDI JETËSOR NË RM
Shpenzimet më të larta se rroga mesatare mujore
20.12.2015 15:25
Qytetarët edhe gjatë fundit të vitit 2015 përballen me shpenzime më të larta, në krahasim me të ardhurat mujore...

Duke iu referuar të dhënave statistikore se paga mesatare mujore është 22. 024 denarë, ndërsa shporta konsumatore vazhdon të jetë mbi 32 mijë denarë.
Sipas analizave ,vetëm 9% e popullatës marrin rrogë më të madhe se sa mesatarja, dhe qytetarët i harxhojnë paratë vetëm për nevojat e tyre kryesore, ndërsa nuk munden ti mbulojnë të gjitha shpenzimet mujore.
Ekipi i TVM2 vizitoi tregun e Bit Pazarit për ta parë nga afër gjendjen e çmimeve të prodhimeve, si dhe të shitjes së mallit.
“Gjendja në treg vazhdon të mbetet e njejtë. Blerësit ankohen për çmime të larta, por nga ana tjetër shitësit thonë çmimet janë të lira, por problemi qëndron në atë se popullata nuk ka para”.
“Çmimet janë të larta, në krahasim me rrogën janë të larta. Blejmë atë që është më lirë”, shprehet blerësi i anketuar.
“Për dikë janë të lira, për dikë jo. Ai që ka blen ai që ska vetëm shikon”, theksoi një tjetër blerës.
“Shpenzimet janë më të larta se rroga”, shprehet blerësi i anketuar.
“Shitja është shumë dobët. Sepse në përgjithësi popullata shqiptare janë pa punë. Nuk mjafton rroga, një njeri punon, shtatë vetë duhet me i rruajt, edhe atë rrogë që e merr ësjhtë diku rreth 250 euro, qfar do të bëjë me atë rrogë një familje 5-6 anëtarshe”, shprehet shitësi i anketuar.
“Çmimi është katastrof, populli nuk ka pare për bukë, jam gjithditën me këtë mall me 2 ditë jam që punoj, masim nga gjysëm kilogrami, rroga nuk ka, papunësia është shumë e madhe” theksoi një tjetër shitës.
“Problemi është te skamja, malli është i lirë, ka mjaft mall, çmimet e lira janë, por populli nuk ka”, shprehet shitësi i anketuar.
Qytetarët e Maqedonisë më shumë para harxhojnë për haje dhe pije, apo mesatarisht 13. 414 në muaj, ndërsa më pas viunë shpenzimet për higjienë, transport dhe veshje.
ERSAN PAJAZITI
