Botë
Ymeri: Mustafa e Thaçi po e falin pasurinë e Kosovës
20.12.2015 15:47
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka akuzuar kryeminsitrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thaçi se po e falin pasurinë e Kosovës...

Në këtë kontekst Ymeri paralajmëroi mundësinë që Serbisë ti jepet kontrolli i një pjese të Trepçës duke e ndarë atë në dy ndërmarrje, si dhe kontrollin edhe mbi pjesën ajrore të Kosovës.
“Kohët e fundit klika Mustafa-Thaçi janë duke e shqyrtuar mundësinë e ndarjes formale të Trepçës në dy ndërmarrje funksionale. Njëra në veri e tjetra në jug. Kështu pra vepron ‘Zajednica’, kështu do të duket Zajednica, dhe për këtë po insistohet të themelohet ajo, që resurset e Kosovës të jenë nën kontroll juridik e formal të Serbisë, përmes kreatores institucionale të saj në Kosovë, që quhet ‘Zajednicë’. Ndarja e Trepçës në dysh nënkupton përgjysmim të kapaciteteve të saj dhe përgjysmim të potencialit të saj profit krijues për Republikën e Kosovës. Ashtu siç po e ndajnë sistemin e energjisë, atë të telekomunikacionit, të mallrave , buxhetin e vendit, ashtu ‘Zajednica’ po kërkon t’i ndajë edhe potencialin industrial atë turistik e minerar të vendit tonë”, shprehet kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Poashtu Ymeri tha se “Serbia tashmë ka filluar të kërkojë edhe kontrollin mbi hapësirën ajrore të Kosovës, si dhe të ndërhyjë drejtpërdrejtë në menaxhimin e parkut nacional të Sharit.
Mustafa e Thaçi, si bashkëpunëtorë në këtë rast të Vuçiqit e Daçiqit, po i kalojnë pasuritë e Kosovës në pronësi faktike pjesë-pjesë, Vlerëson Ymeri.
Sa i përket ftesës për dialog me partite në pushtet, Ymeri tha se Mustafa,Thaçi e Jahjaga po kërkojnë dialog por nuk do të ketë dialog për “Zajednicën”, pasi dialogu do të nënkuptonte mohim të vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe opozitës së bashkuar.
GYLTENE SINANI
