Maqedoni

Fëmijët e familjes Hiseni nga Gazi Baba bëjnë thirrje për punë - 071933963

20.12.2015 16:00

Të lodhur nga ditët e këqija që i jetojnë me vite për shkak të varfërisë, Rukija dhe vëllai i saj vendosin të kërkojnë ndihmë nga kompanit shqiptare duke iu përgjëruar që ti punësojnë...

Babai I tyre punon me karrocë në tregun e Bitpazarit dhe arrin të fitoj shumë pak ndaj shprehet nevoja që të punësohen fëmijët përndryshe do të zhyten edhe më thellë në greminën e skamjes. 
 
"Shkoj nëpër markete ku kërkojnë puntore ua jap numrin e tel të mamit  ata më thonë do të therasim por nuk na thirrin, shkoj nëpër shtëpia për tu ndihmuar duke shfirë por më japin 200 denar, më shumë jo, nuk kanë mundësi, vij ja jap babit cka ka nevoje të blej, blen dicka kalojmë mengjesin, drekën dhe darkën dhe kryen nuk ka më shumë", shprehet Rukije Hiseni.
 
Nëna Zelfie e cila gati 15 vite vuan nga mushkëritë thotë se pasi nuk ka arritur ti marrë ilacet, si pasoj e mospasjes, I është keqësuar edhe më shumë gjendja. Sipas saj bashkëshorti tërrë kohën e kalon jashtë pavarsisht motit por që mezi arrin të fitoj për ushqim.
 
"Cka të gjën punë në Pazar, vetëm tu sjell fëmijëve për të ngrënë, për sende të tjera nuk kemi më shumë, me karocë ka punuar, vetëm për bukë, për tjetër ska moj motër, vet e 5, në këtë dhomë, ndonjëherë ulem dhe qaj, nuk mundem, jam e sëmurë shumë prej mushkërive, një ditë shkova më dhanë ilace 1000 denar, nuk I mora cka më dhanë shoqet pina dicka, nuk di cka të them", shprehet Zelfie Hiseni. 
 
5 antarët e familja Hiseni nga lagja Gazi Babë jetojnw në një dhomë të vetme e cila nuk ka asnjë kusht, dimri I ka gjetur pa drunjë për ngrohje dhe për momentit drunjtë i kanë zëvendësuar me drasa dhe po nuk u punësuan fëmijët kanosen edhe nga mungesa e ushqimit.
 
RINA TURKESHI-SAHITI