Botë

Elemente të reja nga hetimet për sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor

20.12.2015 16:38

Në edicionin e saj të së dielës, gazeta ditore "Le Parisien" zbulon se organizatori i sulmeve terroriste në Paris, Abdelhamid Abaud është fshehur katër ditë në kaçuba në afërsi të autostradës A86 në Obervilie...

Në edicionin e saj të së dielës, gazeta ditore "Le Parisien" zbulon se organizatori i sulmeve terroriste në Paris, Abdelhamid Abaud është fshehur katër ditë në kaçuba në afërsi të autostradës A86 në Obervilie, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Parisi.
 
Pas atentateve më 13 nëntor, ku humbën jetën 130 persona, ndërsa mbi 300 janë lënduar, një dëshmitar më 16 nëntor i ka thënë policisë se Abdelhamid Abaud është fshehur në kaçuba.
 
Shërbimet sekrete menjëherë janë sistemuar në afërsi, kanë vendosur kamera dhe fillojnë ta ndjekin. Ditën tjetër, rreth orës 20 ata vërejnë një grua me telefon, si i afrohet kaçubës. Bëhet fjalë për Hasna Ait Bulanshem farefis i Abaudit. Ishin të nevojshme tre minuta që organizatori i atentateve të dalë nga kaçubat. Edhe krahas kapelës, policët janë të sigurtë se bëhet fjalë për të. Në vend se ta arrestojnë, ata e lënë të largohet.
 
Abaud mban jelek, i cili ndoshta është eksploziv, ndërsa policia zgjedh që ta përcjell.
 
Hasna Ait Bulanshen, Abdelhamid Abaud dhe një person i tretë së bashku ikin në këmbë, para se të hipin në taksi. Policia dëshiron të dijë nëse ata kanë bashkëpunëtorë të jashtëm.
 
Taksi i le në rrugën Korbion në Sen Deni. Kamera e video-vëzhgimit tregon si hyjnë në ora 22 në një ndërtesë të vjetër, sqaron "Le Parisien". Disa orë më vonë, pjesëtarët e forcave speciale franceze për intervenime e fillojnë aksionin, ku do të vriten tre personat./mia