Maqedoni
Qeveria miraton propozimin e MASH, themelohet univeristet në gjuhën shqipe në Shkup
20.12.2015 18:06
Kryeqendra e vendit do të ketë univeristetin e ri me mësim në gjuhën shqipe I cili do të mbajë emrin e humanists shqiptare Nënë Tereza...

Një vendim I tillë është sjellur sot nga ana e qeverisë e cila ka miratuar propozimligjin e Minsitrisë së Arsimit, për themelimin e universitetit të dytë shtetërorë me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni, I cili do të mundësojë që shqiptarët të kenë mundësi përzgjedhjeje kur bëhet fjalë për studimet në gjuhën shqipe.
Ky univerzitet do të ketë gjithësej 5 drejtime edhe atë fakultet të shkencave teknike, fakultet të shkencave teknologjike, fakultet të shkencave informatike si dhe fakulteti të shkencave sociale me gjithësej 14 programe studimore. Ministri I Arsimit Abdylaqim Ademi, njoftoi se propozim/ligji ka kaluar në Qeveri.
"Për të njejtin univerzitet tani më është miratuar edhe plani urbanistik në ish kazermen Ilinden dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdoj me përgaditjen për përpilimin e projektit kryesor dhe pastaj edhe me ndërtimin e objektit të ri për nevojat e këti universiteti", shprehet ministri i arsimit dhe shkencë Abdylaqim Ademi.
Kryeministri Nikolla Gruevski, vlerson se me themelimi I këti universiteti do të ketë kualitet të ri në arsimimin tonë të lart.
"Do të ketë pretendime serioze internacionale, pasi që do të ketë profesor dhe student maqedonas dhe shqiptar por edhe të huaj. Dmth do të ketë profesor të huaj, ndoshta do të ketë edhe dekan dhe prodekan të huaj pasi që ligji atë e lejon. Do të ketë profesor maqedonas dhe shqipëtar do të ketë student maqedonas dhe shqipëtar dhe të huaj dhe do të ketë një kualitet të ri në arsimimin tonë të lart", shprehet kryeministri Nikolla Gruevski.
Fakultetet dhe programet studimore që do të jenë në Univerzitetin e Shkupit nuk do të përputhen me ato të USHT-së, ku poashtu minsitri Adermi njoftoi se do të happen edhe dy fakultete ai petagogjik dhe ai i bujqësisë dhe bio teknologjisë.
Propozim ligji për themelimin e universitetit të ri të hënën do të futet në procedure parlamentare.
SANIJE KASAMI
