Barcelona fiton Botërorin e Klubeve, mposht River Plate
Barcelona është kampion i ri i botës për klube në futboll. Kampioni në fuqi i Europës nuk e kurseu River Platen, duke i dhënë leksion me lojë e rezultat 3:0, në finalen që u zhvillua në Yokohama të Japonisë...

Treshja e futbollistëve, Lionel Messi, Luiz Suarez e Neymar, treguan klas të lartë dhe ishin të pandalshëm për ekipin argjentinas. Neymar dhe Messi u kthyen pas disa telashe që kishin me lëndime, por u treguan të hatashëm.
Në minutën e 36-të, Neymar për mrekulli asistoi te i ashtuquajturi jashtëtokësor, Lionel Messi i cili kaloi në epërsi kalalunasit.
Suarez pa dyshim se është një ‘vrasës’, i cili në minutën e 49-të dyfishoi epërsinë (2:0). Braziliani Neymar ishte në formë dhe ashtu si din ai të menaxhoi lojën, bëri edhe një asistim tjetër të përsosur dhe Suarez shënoi golin e dytë të tij dhe të fitores bindëse, 3:0 pikërisht në minutën e 68-të.
River Plate duhet të kënaqej me epitetin nënkampionit të botës, se ndryshe nuk ishte rival që mund t’i rezistojë sulmit më të fuqishëm në botë, siç e ka Barcelona: Messi-Suarez-Neymar. Katalunasit këtë trofe e kishin fituar edhe dy herë më parë në vitin 2009 dhe 2011.
