Basketboll
Memphis kalon Indianan, Clippers bie në Houston
20.12.2015 18:14
Marc Gasol shënoi 19 pikë dhe 12 ribaunde, ndërsa Matt Barnes shtoi 15 të tjera për fitoren e Memphis Grizzlies ndaj Indiana Pacers 96-84...

Takimi nisi menjëherë në sulm për skuadrën nga Tenesee që mori kryesimin, ndërsa në krahun tjetër Paul George tentoi të mbante miqtë nga Indianapolis në lojë duke e ngushtuar diferencën deri në -1 gjatë periodës së dytë.
Në Oklahoma, Los Angeles Lakers regjistruan disfatën e radhës ku skuadra e Kevin Durant dominoi me rezultatin 118-78.
Shtatlarti i Oklahomas e mbylli mbrëmjen me 22 pikë ndërsa Russel Westbrook shtoi 13 pikë dhe 11 asiste për sukesin e lehtë të skuadrës vendase që konfirmohet në formë të shkëlqyer gjate dy javëve të fundit.
Në Ëashington, kryeqytetasit u imponuan ndaj Charlotte 109-101, ndërsa Neë York shkatërroi Chicagon 107-91.
Një tjetër sfidën e nxehtë mbrëmjen e së shtunës ishte edhe ajo mes Houston Rockets e Los Angeles Clippers ku teksanët të tërhequr nga dyshja e zakonshme Hoëard-Harden u treguan më të saktë duke fituar 107-97.
