Sportet E Tjera

Brem fiton në Sllallomin e madh

20.12.2015 18:16

Skiatorja nga Austria, Eva-Maria Brem, shkëlqeu në sllallomin e madh të Kupës së Botës, që u zhvillua në Courchevel të Francës...

Austriakja ishte më e shpejt, duke dalë e para në cak me kohë të kaluar për 2:01.72 minuta. Brem la pas vetes për 17 qindtat Nina Loeseth nga Norvegjia dhe Lara Gut nga Zvicra.

Brem bëri paraqitje të jashtëzakonshme dhe ndërpreu serinë e mirë të fitoreve të zviceranes Gut.

Skiatorja gjermane, Viktoria Rebensburg renditet në vend të katërt, por me një kohë më të dobët për 38 qindtat se fituesja e garës.