Sportet E Tjera

Hirscher më i miri në Sllallomin e madh

20.12.2015 18:17

Marcel Hirscher triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës në ski, e cila u mbajt në Alta Badia të Italisë...

Hirscher tregoi rrëshqitje shumë më të mirë se rivalët tjerë dhe kësisoj arriti i pari me kohë të kaluar për 2:33.34 minuta.

Skiatori austriak thyen dominimin e dy ditëve të kaluara te skiatorit norvegjez, Aksel Lund Svindal. Hirscher pati kohën më të mirë për 19 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen (Nor) dhe 86 se Victor Muffat-Jeandet (Franca).

Hirscher kryeson me 360 pikë në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh, i përcjellë nga francezi Victor Muffat-Jeandet (226) e gjermani Felix Neureuther (197).

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 540 pikë ose ka 20 më shumë se Svindal, ndërsa Kjetil Jansrud nga Norvegjia është i treti me 307 pikë.