Botë

OKB ndërpret bisedimet paqësore për Jemenin

20.12.2015 18:21

Kombet e Bashkuara kanë ndërprerë bisedimet paqësore për Jemenin, që filluan më 17 dhjetor në fshatin zviceran, Makolin...

Kombet e Bashkuara kanë ndërprerë bisedimet paqësore për Jemenin, që filluan më 17 dhjetor në fshatin zviceran, Makolin, për shkak të luftimeve të fundit ndërmjet luftëtarëve proqeveritarë dhe kryengritësve shiitë huthi.

Burime ushtarake thanë se 28 ushtarë qeveritarë janë vrarë dje, në luftimet me kryengritësit afër qytetit Haxhah në kufirin me Arabinë Saudite. Kryengritësit shiitë huthi thanë se në përleshje janë vrarë 40 luftëtarë të tyre.

SIpas OKB-së nga lufta në Jemen, prej muajit mars të këtij viti, janë vrarë afro 6 mijë persona.