Botë

Fundoset një anije në ujrat indoneziane rreth 80 perona konsiderohen të zhdukur

20.12.2015 18:23

Rreth 80 persona konsiderohen të zhdukur, 3 janë konfirmuar të vdekur dhe 39 të tjerë u shpëtuan pas fundosjes së një trageti në ujërat pranë provincës indoneziane të Sulawesit...

Në bord ndodheshin 110 pasagjerë dhe 12 anëtarë ekuipazhi. Autoritetet vendore thonë se, anija është goditur nga dallgë 3 metra të larta dhe se kontakti i fundit me kapitenin ka qenë në momentet, kur uji kishte nisur të hynte në traget.
 
Disa të mbijetuar rrëfyen se janë kapur pas disa pluskueseve, e kështu kanë qëndruar për orë të tëra.
 
6 anije shpëtimi u dërguan në zonë, por nga momenti i mbërritjes së tyre u deshën edhe 3 orë të tjera për të nxjerrë në breg një pjesë të të shpëtuarve.