Maqedoni

Ademi për TVM 2: Universiteti “Nënë Tereza”, jo konkurencë e UT-së, domosdoshmëri e kohës (VIDEO)

20.12.2015 21:41

Qeveria i dha dritë të gjelbër, propozimit të MASH për themelimin e univeristetit të dytë shteteror në gjuhën shqipe, që do të mvbajë emrin "Nënë Tereza", I ftuar në ditarin qëndror në TVM2, ministri i arsimit Abdylaqim Ademi, spjegon më hollësisht propozim ligjin që nesër do të futet në procedurë parlamentare...

TVM2: Qeveria miratoi propozim ligjin për themelimin e universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Çfarë përmban konkretisht propozim ligji?
 
ADEMI: Me propozim të MASH, sot qeveria mbajti mbledhje enkas për miratimin e dy ligjeve, ligjit për themelimin e universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe plotësimin e ligjit për themelimin e Universitetit shtetëror të Tetovës. Ky ligj ka të bëjë me themelimin e një institucioni të ri të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në RM, në kuadër të të cilit do të ketë 5 fakultete, I ndërtimtarisë dhe arkitekturës, Fakulteti I shkencave të informatikës, fakulteti I shkencave teknike, I shkencave teknologjike dhe I shkencave sociale. Ky universitet do të ketë 14 programe studimore në ciklin e parë dhe të dytë. MASH ka dorëzuar elaboratet në Këshillin  për Akreditim dhe Evaluim dhe nga I njejti kemi marrë mendim pozitiv . Me miratimin e Ligjit në parlament, do të fillojnë edhe procedurat e tjera për funksionimin e këtij universiteti. Krahas kësaj është plotësuar edhe ligji për themelimin e USHT-së, në të cilin themelohen edhe dy fakultete të reja Fakulteti I pedagogjisë dhe fakulteti I bujqësisë dhe bioteknologjisë. Risi në këtë ligj është se USHT tanimë I kthehet edhe emri original, me të cilin edhe është themeluar para 21 vjetësh. Ai nuk do të jetë më në të ardhmen Universiteti Shtetëror I Tetovës por Universiteti I Tetovës, pra kthehet në njëfarë mënyre në origjinën e tij
 
TVM2: A është paraparë se ku do të jetë objekti I këtij universiteti të ri?
 
ADEMI: Për nevojat e këtij universiteti tanimë është miratuar plani detaj urbanistik në ish kazermën “Ilinden”, ky plan ka hyrë në fuqi dhe MASH do të fillojë menjëherë procedurat për përpilimin e një projekti kryesor ku do të vendoset universiteti I cili do të jetë me hapësirat  e nevojshme sic është paraparë në elaborate. Sigurisht do të ketë edhe kabinete dhe laboratorë, sepse bëhet fjalë kryekëput për universitet teknik . Jemi përcaktuar për këto drejtime sepse shqiptarët por edhe të tjerët, por vëcanërisht shqiptarët, kanë deficit të kuadrove në këto drejtime. Ato janë atraktive sepse cdo student që mbaron drejtimet teknike ose vetëpunësohet ose gjen më lehtë një vend pune. Përkhësisht ky universitet do të funksionojë në ndonjë objekt këtu në Shkup dhe MASH do të sigurojë hapësirat e nevojshme. Parashihet të fillojë në vitin akademik 2016-2017 dhe deri atëherë do të rjedhin edhe procedurat për themelimin e tij. 
TVM 2: A është USSHH konkurencë e UT-së apo është përpjekje për rritjen e cilësisë në arsimin sipëror në gjuhën shqipe?
ADEMI: Nuk duhet ti ikim konkurencës, ajo sjell cilësi. Gjitshesi programet studiomore të këtij universiteti, nuk do të jenë të njejta me ato të UT-së. ne nuk duam të dëmtohet në asnjë mënyrë asnjëri nga këto dy institucione. Vecanërisht jo UT për të cilin është derdhur edhe gjak dhe është sakrifikuar shumë. UT është brend I njohur, është projekt kombëtar që nuk guxon askush ta rrezikojë, dhe ne do vazhdojmë ta kemi në fokus UT-në për ta zhvilluar. Prandaj kemi themeluar edhe dy fakultete  të rëja . Janë siguruar mjetet financiare gati është edhe projekti dhe shumë shpejt do të fillojë edhe ndërtimi I një konvikti për UT-në.