Program për rritje të punësueshmërisë së tregut
Të krijohen mbi 2.000 vende të drejtëpërdrejta ose indirekte pune dhe të rriten neto të ardhurat për 1,5 milionë euro të më shumë se 1.000 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme...

Rezultate të këtilla gjatë katër viteve të ardhshme duhet të japë programi për rritje të punësueshmërisë së tregut, i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC). Do ta realizojë Suiskontakt në bashkëpunim me partnerin lokal PREDA Plus.
Për zbatim të programit sot do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim të ndërsjellë mes përfaqësuesve të Ambasadës së Zvicrës në Maqedoni dhe të Qeverisë së RM-së. Faza e parë e programit do të zgjatë deri në prill të vitit 2019, me buxhet prej 6,25 milionë franga zvicerane.
Programi punon në tre sektore të ekonomisë: turizëm, industri kreative dhe ekonomi e gjelbërt. Në bashkëpunim me sektorin privat do të punohet në përmirësimin e mundësive për qasje të rritur deri te tregjet ndërkombëtare, rajonale dhe të vendit, në zhvillim të prodhimeve, qasje deri te financat dhe fuqi e kualifikuar punëtore me qëllim që të sigurohet rritje e ndërmarrjeve. (mia.mk)
