Në "Alo doktor" 1.106 thirrje për një javë
Në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo doktor" (02/15 123) gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1.106 telefonata...

Nga hapja e linjës në shtator të këtij viti këshillë mjekësore kanë kërkuar 67.407 persona, njoftoi sot Shtëpia e Shëndetit Shkup.
Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtëpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çregullimit të shëndetit. Për këshillë mjekësore në dispozicion janë 25 mjekë. Thirrjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë. Telefonatat janë për spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për simptoma respiratore, temperaturë e rritur trupore, virozë sezonale, ftohje dhe kollë, karakteristike për këtë periudhë të vitit.
Sipas Shtëpisë së Shëndetit Shkup, të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike. (mia.mk)
