Vizitë në MSHIA për ndjekjen e statusit të zbatimit të Reformave Urgjente Prioritare
Sekretariati për Çështje Evropiane vazhdon me realizimin e nismën "Vizita institucionale" në kuadër të së cilës, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi së bashku me përfaqësues të Sekretariatit për Çështje Evropiane do të realizojë takim me ministren e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovksa Tomovska dhe ekipin e saj...

Vizita në MSHIA realizohet me qëllim të ndjekjes së vazhdueshme të zbatimit të Reformave Urgjente Prioritare në fushën e Reformës në administratë publike dhe Lirisë së shprehjes.
Këto vizita institucionale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim të fokusimit të aktiviteteve drejt zbatimit të Reformave Urgjente Prioritare në fushat kyçe dhe për të njëjtën të informohet rregullisht Komisioni Evropian. Sipas konkluzioneve të Këshillit të BE-së, Komisioni Evropian do të përgatis raport të veçantë për Republikën e Maqedonisë pas zgjedhjeve të muajit prill të vitit të ardhshëm. (mia.mk)
