Jepen 2.338 vërtetime të reja për azil, më të numërt afganët
Gjatë 24 orëve të fundit u janë dhënë vërtetime gjithsej 2.338 shtetasve të huaj, prej të cilëve 869 janë të gjinisë mashkullore, 610 të gjinisë femërore, 857 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe dy fëmijë të tjerë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit...

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, njoftoi sot MPB-ja, më të numërt janë shtetasit e Afganistanit - 813, Sirisë - 804 dhe Irakut - 721.
Në periudhën nga 19 qershori i këtij viti e deri në mesnatë u janë lëshuar gjithsej 356.221 shtetasve të huaj, nga të cilët 195.805 janë të gjinisë mashkullore, 59.123 të gjinisë femërore, 83.279 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 18.014 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave më të numërt janë shtetasit e Sirisë- 201.506, pastaj të Afganistanit - 87.399, Irakut - 45.875, Iranit - 6.231, Pakistanit- 5.416, Palestinës - 2.158, Somalisë- 1.276, Bangladeshit- 1.253, Marokut- 1.317 Kongos - 514, Algjerisë - 453, Libanit- 434, Nigerisë - 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në periudhën prej orës 00:00 deri në orën 24:00 më 21.12.2015 deri te Sektori për azil nuk është dorëzuar kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 20.12.2015 në Sektorin për azil janë parashtruar 83 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna përpara me ç'rast 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, pastaj 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit dhe Irakut, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës dhe Algjerisë (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
Në Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për më 20.12.2015 janë evidentuar gjithsej 23 kërkues të azilit prej të cilëve tetë burra, tre gra, njëmbëdhjetë fëmijë të shoqëruar nga kujdestari dhe një minoren i pashoqëruar. Në mënyrë plotësuese, sipas nenit 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme, njëmbëdhjetë kërkues të azilit (katër burra, një grua, tre minoren pa shoqërimin e kujdestarit) janë vendosur në një vend tjetër për strehim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. (mia.mk)
